Përshtatën lokalin për organizimin e lojërave të fatit, tre të arrestuar, mes tyre administratori

07/11/2024 09:40
Foto ilustruese

Zbulohet një lokal i paregjistruar në organet tatimore, që ishte përshtatur për organizimin e lojërave të fatit në qytetin e Korçës.

Në kuadër të operacionit policor “Adaptimi”, u arrestuan tre persona, mes tyre edhe administratori i subjektit. Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtatë persona të tjerë, të cilët i kapën ‘mat’ duke luajtur lojëra të paligjshme.

Njoftimi politik:

Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Adaptimi”.

Zbulohet një lokal i paregjistruar në organet tatimore, që ishte përshtatur për organizimin e lojërave të fatit.

Vihen në pranga 3 shtetas (njëri prej tyre administratori i lokalit) dhe procedohen në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë, të cilët u kapën në flagrancë në këtë lokal, duke organizuar/luajtur lojëra fati të paligjshme.

Sekuestrohen 1 tavolinë për lojën e pokerit, 3 valixhe me çipsa, 6 pako me letra bixhozi, 4 celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një lokal ku luheshin lojëra fati, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Adaptimi”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. M., 26 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar”;

E. K., 38 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;

M. S., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, për shtetasit: R. I., 25 vjeç, K. L., 20 vjeç, F. K., 30 vjeç, E. M., 30 vjeç, D. B., 36 vjeç, E. Sh., 28 vjeç dhe K. K., 49 vjeç, banues në Maliq dhe në Korçë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë të gjithë këta shtetas, duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal të paregjistruar në organet tatimore, që e kishte marrë me qira dhe e administronte shtetasi A. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA