Top Channel raportim maratonë për zgjedhjet në ShBA/ Studiuesi Tare: Votova pa presion në palestrën e shkollës, ja problematikat në Amerikë

06/11/2024 00:34

Studiuesi shqiptar që banon në Amerikë, Auron Tare rrëfeu eksperiencën e tij në zgjedhjet e SHBA-së.

Ai ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Bostoni për emisionin Top Story në Top Channel.

Tare: Votova pa presione në palestrën e shkollës. Amerika është shumë e madhe, ndryshon nga qyteti në qytet, atmosfera në këtë zonë duket qenë se është vend i vogël, vajza ime sot votoi për herë të parë, po bënim bisedë në makinë se çfarë e shqetëson rininë amerikane, është çështja e shkollave, janë shumë të shtrenjta apo punësimi pas shkollës, çfarë do të ndodhë me ata që mbarojnë shkollën. Një student hyn në borxh pa dalë nga bankat e shkollës. Amerikanëve nuk u intereson shumë se çfarë ndodh në Ukrainë. Nëse Trump premton që do e përfundojë luftën është një plus i madh për të. Futja emigrantëve nga Amerika e Jugut është problem shumë i madh. Ka qenë Obama ai që ka depërtuar më shumë emigrantë nga Amerika.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA