Avantazh në vota! Trump drejt fitores në Pensilvani, ja sa është diferenca paraprake 

06/11/2024 07:24

Donald Trump po afrohet gjithnjë e më tej drejt finalizimit të fitores në SHBA, ku tashmë duket se ka tërhequr pas vetes edhe Pensilvaninë.

Në rezultatet e fundit të bëra publike nga Fox News, shihet se ish-presidenti Trump do të fitojë Pensilvaninë.

Kjo është fitorja më e rëndësishme për Trump deri më tani. Ai tani është tre vota elektorale larg nga fitimi i presidencës.

Fushata e Harris e identifikoi Pensilvaninë si një nga tre shtetet e Rust Belt në “rrugën e saj më të qartë për 270 vota elektorale”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA