“Vrasës”/ Vizitoi zonat e prekura nga përmbytjet, mbreti i Spanjës përballet me ofendime, policia shmang përplasjen me banorët

03/11/2024 16:47

Mbreti Felipe VI i Spanjës është përballur me ofendime dhe sharje ndërsa vizitonte një nga qytetet më të goditur nga përmbytjet.

Mbreti dhe Mbretëresha Letizia, së bashku me kryeministrin Pedro Sanchez, po vizitonin Paiportën e shkatërruar, pak jashtë Valencias, kur u përballën me vendasit.

U desh ndërhyrja e policisë për të shuar përplasjen mes vendasve dhe zyrtarëve të lartë. “Ikni që këtu! Vrasës! Ata e dininë çfarë do ndodhte dhe nuk bënë asgjë për këtë”, ishin këto disa nga ofendimet.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga përmbytjet shkatërruese që goditën jugun dhe lindjen e Spanjës të martën dhe të mërkurën ka shkuar në 217, ku shumica e tyre janë raportuar në rajonin e Valencias.

Dhjetëra janë shpallur të zhdukur, ndërsa rreth 3000 familje janë ende pa energji elektrike.

Tragjedia është tashmë katastrofa më e keqe e Evropës e lidhur me përmbytjet në një vend të vetëm që nga viti 1967, kur të paktën rreth 500 njerëz vdiqën në Portugali.

Shkencëtarët thonë se ngjarjet ekstreme të motit po bëhen më të shpeshta në Evropë dhe gjetkë, për shkak të ndryshimeve klimatike.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA