20 kuaj për të marrë nusen në Kukës, banori i fshatit Çaj: Ishte dëshira e babait, më pas…

03/11/2024 12:23

Marrja e nuses me kuaj, ka qenë një nga ngjarjet e cila ka shoqëruar banorët e fshatit Çaj të Kukësit edhe në demokraci.

Këtë e tregoi vetë Kujtim Ivani gjatë bisedës me gazetaren Rudina Muça, në “Bagëti e Bujqësi”.

Ai tha se ishte dëshira e të atit, i cili i kishte me merak, për të marrë nusen me kuaj dhe kështu u bë.

Kujtim Ivani: E kam të trashëguar, babi më ka vdekur, ai ka qenë shumë marakli. I kam mbajtur për hatrin e atij. Unë i mbaj për pasion, vetëm një kalë kam për punë. Jam shumë i lidhur me to, edhe djemtë janë shumë të lidhur.

Rudina Muça: Këta kuaj kanë bërë të njëjtën rrugë si njerëzit, për të transportuar të sëmurët, për të marrë një nuse…

Kujtim Ivani: Unë nusen time e kam marrë me kuaj dhe ka qenë demokraci, në ‘92 kishte ikur sistemi. Unë e mora me kuaj, ishte zgjedhja e babit sepse kishte dëshirë. Me 9 persona kanë ikur, edhe të nuses po me 9 veta kanë ardhur me kuaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA