Festa e ullirit/ Në Dushk të Lushnjës, fermerët nisin vjeljen dhe prodhimin e vajit

02/11/2024 15:06

Festa e ullirit vazhdon të përkujtohet në Dushk të Lushnjës nga banorët e zonës mes këngëve dhe valleve popullore.

Ata mblidhen se bashku në muajin nëntor, i cili përkon me vjeljet dhe nisjen e prodhimit të vajit.

Të pranishmit kanë ekspozuar prodhime të ndryshme, të gjitha të përgatitura nga vaji i ullishtave të tyre.

Ulliri për ta konsiderohet burimi kryesor i të ardhurave financiare, ndaj për çdo vit kanë shtuar sipërfaqet e mbjella.

Për banoret e Dushkut, plantacionet me ullinj janë shtuar duke mbjellë si në kodër, ashtu edhe në fusha. Duke parë përfitimet e mëdha financiare, ata kanë zëvendësuar varietetet e vjetra me të reja, kryesisht për vaj. Klima e zonës favorizon rritjen e tyre, ndaj ullishtat kanë marrë përparësi në krahasim me mbjelljet e kulturave të tjera bujqësore.

Në Dushk aktualisht janë mbjellë 400 Ha tokë me ullinj, prodhimi i të cilit arrin në rreth 300 ton vaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA