Bektashinjtë kujtojnë persekutimin, aktivitet në Kryegjyshatën Botërore për 200 vjetorin e persekutimit të këtij komuniteti

11/07/2026 19:24

Besimtarët bektashian përkujtuan 200-vjetorin e persekutimit të komunitetit të tyre fetar.

Në një aktivitet të zhvilluar në Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit në Tiranë, Kryegjyshi Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, përkujtoi vështirësitë ndër shekujt të bektashinjve dhe përballjet me regjimin, ndërsa fokusi kryesor i mesazhit të tij ishte mbizotërimi i paqes dhe dashurisë mes njerëzve.

Në aktivitetin në Selinë e Shenjtë u risoll në kujtesë, përmes një fotoekspozite, rrugëtimi i këtij komuniteti fetar, persekutimi i tyre dhe mbijetesa ndër shekuj.

Kujtojmë se gjatë periudhës së komunizmit, u godit rëndë Kryegjyshata Botërore më Tiranë, ku me dhjetëra klerikë u vranë e burgosën, ndërsa teqetë u mbyllën dhe shkatërruan.

Top Channel