Lihen në burg 4 të arrestuarit nga operacioni “Voskopi”, ku u zbulua magazina me 195 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për të arrestuarit, Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj, kërkesë e cila u pranua nga gjykata në seancën e zhvilluar ditën e sotme.

Magazina me drogë në fshatin Voskop ishte marrë me qira nga shtetasi S.D i shpallur në kërkim, i cili kishte futur sasinë e drogës që përpunohej nga tre gra të cilat po procedohen në gjendje të lirë.

Vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen pasi dyshohet se ka persona të tjerë të përfshirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA