21/11 18:42
“Bagëti e Bujqësi” këtë herë nisi ndryshe, teksa në fokus solli historinë e një fermeri që la futbollin për t’u marrë me prodhimin e produkteve bio.
Ruzhdi Koni, nga Maminasi i Durrësit, gjatë bisedës me gazetaren Rudina Muça u shpreh se gjithçka nisi me një magazinë të vjetër që ai e bleu.
Sot ai është një sipërmarrës i suksesshëm dhe eksporton prodhimet bujqësore në të gjithë vendet e Bashkimit Europian.
“Unë bleva një magazinë, kam qenë në moshë të re. Direkt sa e bleva punova me tregtinë e frutave dhe perimeve. E bleva me 300 mijë lek të vjetra për kohën.
Më pas prodhoja dhe i shisja në Tiranë. Pash që kishte shumë kërkesa, vinin edhe nga rrethet”, tha Koni.
Top Channel