Pas tri javësh në spital, ndërron jetë aktori i filmit “The Godfather Part III” 09/06 17:49
Rudina Dembacaj dhe e motra e saj, Jereda, ishin sot të ftuara në “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon.
“Klinika e Bukurisë” është komedia që i bëri motra bashkë në teatër, Rudinën si aktore dhe Jeredën si producente, përkthyese dhe kostumografe.
Ndër të tjera ato folën dhe për marrëdhënien e tyre ku Rudina nuk kurseu mirënjohjen për motrën.
“Pa të nuk do t’ia kisha dal dot. Është aty për mua dhe kur më duhet të kombinohem apo për çdo detaj! Vajza ime Viki e do shumë, madje bëjmë shpesh shaka për t’i ndërruar fëmijët”, u shpreh ajo.
Në një moment aktorja u prek kur tha se Viki i ngjan shumë tezes si karakter dhe ndihet e lumtur që e bija ka një teze si Jereda.
Top Channel