“Rritja e pensioneve nga viti tjetër”, fushatë informimi lidhur me planin e ri për pensionet, Veliaj: Ne bëjmë histori

24/10/2024 19:38

Drejtuesit Politikë të Partisë socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu, nisën sot nga Njësia 7, një tur takimesh dhe bashkëbisedimi me të gjithë pensionistët e njësive të kryeqytetit, për t’i hapur rrugë Planit të Ri për Pensionet.

Veliaj tha se propozimi është për një rritje masive, të ndjeshme të pensioneve duke filluar nga viti tjetër.

“Indeksimi është një detyrim ligjor i fundvitit, duke pasur parasysh inflacionin e atij viti, kurse propozimi i qeverisë është për një rritje masive, të ndjeshme në xhep, në shportë, në pagesë, të pensioneve, nga viti tjetër e tutje. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm sepse sot e kemi mundësinë ta bëjmë këtë bisedë. Më herët nuk e kishim këtë mundësi sepse u përballëm me tërmetin dhe pandeminë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës rikujtoi se nga 1 janari pensionistët do të përfitojnë edhe transportin publik falas në kryeqytet.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA