Parlamenti i Austrisë zgjedh presidentin e parë nga e djathta ekstreme (fotot)

24/10/2024 18:52

Deputetët austriakë kanë zgjedhur sot si president për herë të parë një politikan të së djathtës radikale edhe pse lobi hebre kritikonte kandidaturën që sipas tyre “i ka bërë homazh” kriminelëve nazistë, shkruan rrjeti AFP.

Deputeti i Partisë së Lirisë (FPO) Walter Rosenkranz u zgjodh me 100 nga 162 votat e vlefshme parlamentare, tha një njoftimin e numërimit kryetari parlamentit në Vienë Wolfgang Sobotka.

Partia e tij fitoi votën kombëtare muajin që shkoi, duke marrë një të tretën, dhe tashmë kërkon partnerë për të formuar qeverinë.

Si partia më e madhe ajo kishte të drejtën të nominonte per president 62 vjeçarin Walter Rosenkranz, avokat e ish-kandidat presidencial.

Rosenkranz është kritikuar më parë pasi ka qenë anëtar i një shoqërie studentore të ekstremit të djathtë, e njohur në vend për idetë e saj të nacionalizmit  pan-gjerman.

Në debatin para votës, kancelari austriak Karl Nehammer tha se partia e tij është “e përkushtuar në rregullin e nominimit të presidentit nga grupimi më i madh parlamentar.”

Kreu i FPO, Herbert Kickl vlerësonte Rosenkranz për “besnikërinë ndaj demokracisë, kushtetutës e rendit ligjor”.

Para votës, kreu i komunitetit hebre në Vienë, Oskar Deutsch, shprehte indinjatën në një letër për parlamentin, për të kaluarën e Rosenkranz. /AFP/

FOTO GALERI
1/2
Rosenkranz u zgjodh me 100 nga 162 votat e vlefshme parlamentare, tha një njoftimin e numërimit kryetari parlamentit në Vienë Wolfgang Sobotka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA