Big Brother VIP/ Kush do të dalë nga shtëpia të martën, 17 banorë në votim, si do të funksionojë
Rey Manaj është rikthyer nga dëmtimi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke gjetur rrugën e rrjetës.
Në minutën e 43’ të takimit me Hatayspor, sulmuesi i Kombëtares shqiptare tundi rrjetën me anë të një goditjeje me kokë.
KLIKO KËTU PËR GOLIN E PARË
Në minutën e 73’, Sivasspor fitoi një 11-metërsh, të cilin e mori përsipër sulmuesi shqiptar, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë duke rikthyer momentalisht baraspeshën, me rezultatin që u përmbys nga skuadra e tij 6 minuta më vonë në shifrat 3-2.
KLIKO KËTU PËR GOLIN E DYTË
Manaj u dëmtua në ndeshjen me Gaziantep, duke lënë fushën në minutën e 42’ pasi kishte shënuar, duke munguar tre ndeshje me skuadrën e tij turke, i cili gjithashtu nuk ishte i pranishëm për duelet e Shqipërisë me Republikën Çeke dhe Gjeorgjinë.
Me këtë dygolësh, 27-vjeçari kuqezi shkon në kuotën e tre realizimeve këtë sezon, i cili është rikthyer për të qenë protagonist me skuadrën e tij.
Top Channel