Tragjike në Georgia, shembet porti i tragetit, shtatë të vdekur

20/10/2024 20:20

Të paktën shtatë persona kanë vdekur pasi një pjesë e një porti të tragetit u shemb në ishullin Sapelo të Gjeorgjisë.

Departamenti i burimeve natyrore të Gjeorgjisë tha se të paktën 20 njerëz u zhytën në ujë kur u shemb rruga. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 me kohën lokale në Marsh Landing Dock ndërsa turmat u mblodhën për një festë kulturore.  Shumë njerëz janë dërguar në spital dhe operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi shembjen e vendkalimit. Brian Kemp, guvernatori i Gjeorgjisë, tha se ai dhe familja e tij ishin tronditur për ngjarjen e rëndë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA