Vdekja tragjike e Liam Payne në Argjentinë ka tronditur të gjithë botën e muzikës, me ish-yllin e One Direction që u hodh nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires.
Me qindra fansa u mblodhën jashtë hotelit, ku Payne humbi jetën për të kryer homazhe në nder të tij.
Këtyre homazheve iu bashkua edhe babai i këngëtarit, Geoff Payne, i cili udhëtoi për në kryeqytetin argjentinas për të marrë trupin e të birit.
Ai përshëndeti fansat djalit të tij, teksa lexoi disa nga mesazhet prekëse që ishin shkruar për Liam.
Geoff Payne, father of Liam Payne, stands outside the hotel next to the sanctuary organized by the fans in Argentina, in silence with respect, he is very grateful with every person. pic.twitter.com/dV6yhMPyxX
— 🦂 (@notdatgirll) October 18, 2024
Familja e këngëtares bëri homazhe për 31-vjeçaren të enjten e 17 tetorit. Ata thanë se ishin ‘zemërthyer’ pas vdekjes së tij, duke shtuar: “Liam do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona dhe ne do ta kujtojmë atë për shpirtin e tij të sjellshëm, qesharak dhe të guximshëm”.
Top Channel