Sistemi aktual mund të përdoret nga përdoruesit për të shpërndarë informacione që konsiderohen të dëmshme apo dezinformacion ndaj personave që kanë bllokuar, argumenton rrjeti social X.

Me ndryshimin e pritur të rregullave X do të lejojë shikimin e postimeve nga persona që janë bllokuar nga shpërndarësit, por pa mundur të reagojnë ndaj tyre si për shembull të ‘pëlqejnë’ ato, të komentojnë ato t’i ripostojnë.

“Shpejt do të kemi një ndryshim në funksionin e bllokimit. Nëse postimet tuaja janë publike në llogarinë tuaj, llogaritë që ju keni bllokuar do të mund t’i shikojnë ato por pa bërë reagime (like, reply, repost, etc.),” thuhej në deklaratën e sotme të X.

Zhvillimi bëhet në mënyrë që të kufizohet shpërndaja e informacioneve të dëmshme apo të rreme e përdoruesve për njerëz që ata kanë bllokuar më herët.

Kompania shtonte se ndryshimi bën që “përdoruesit të shikojnë nëse sjellje të tilla ndodhin,” duke shtuar transparencën dhe duke reduktuar ngacmimet apo bullizimin, shkruan rrjeti turkAnadolu.

 

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA