Humbi orientimin gjatë rrugës nga Valbona në Theth, gjendet turisti gjerman

17/10/2024 19:55

Gjendet një turist gjerman i cili kishte humbur orientimin gjatë rrugës nga Valbona në Theth.

Humbja e turistit gjerman u denoncua nga motra e tij, e cila ka deklaruar se gjatë rrugës për eksplorimin e zonës, nga Valbona në Theth, vëllai i saj kishte ngatërruar rrugën dhe për këtë shkak nuk kishte më kontakte me të.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Theth janë nisur në drejtim të shpellës së Pejës, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistin  që kishte humbur orientimin.

Pas disa orësh kërkime nga punonjësit e Policisë, është bërë e mundur gjetja e turistit gjerman, në gjendje të mirë shëndetësore. Më pas, ai u shoqërua dhe u akomodua në një bujtinë në Theth.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA