Më pak se një muaj para zgjedhjeve në SHBA, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi sot se ka anulluar një tjetër 4.5 miliardë dollarë në borxhe studentore për rreth 60,000 huamarrës të administratës publike.
Zyrtarët thanë se borxhet e falura studentore të falura janë bërë tashmë për rreth 1 milionë njerëz.
Anulimet janë pjesë e përpjekjeve të Biden për të plotësuar zotimet e fushatës së shkuar në 2020 ku zotohej të ndihmonte me borxhet amerikanët para se të largohej nga posti, por deri tani ishte justifikuar se përpjekjet e tij janë bllokuar nga gjykatat.
Ndërkohë zëvendësja e tij Kamala Harris, përballet me republikanin Donald Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit dhe premton se do të punojë për çeshtjet e arsimit nëse zgjidhet në post, duke ndihmuar ata që kanë përdorur skemën federale të borxheve studentore.
Shtëpia e Bardhë tha se falja e sotme e borxheve nga Biden-Harris çon në $175 miliardë shumën e ndihmës për rreth 5 milionë huamarrës.
Republikanët e përshkruanin lëvizjen e Biden si një tejkalim të kompetencave dhe avantazh i padrejtë ndaj atyre që kanë studiuar në universitet, në krahasim me të tjerë që nuk kanë marrë ndihmë të tillë.
Gjashtë prokurorë të shteteve republikane kanë sfiduar planin e Biden duke thënë se masa duhet të miratohet nga Kongresi, por gjykatat deri tani kanë refuzuar, shkruan rrjeti Reuters.
Top Channel