Anija “Libra” që solli dhe 16 klandestinët e parë largohet nga porti i Shëngjinit

16/10/2024 12:09

Anija “Libra” që solli dhe 16 klandestinët e parë u largua nga porti i Shëngjinit.

Sot u regjistrua grupi i parë i emigrantëve, në kuadër të marrëveshjes me Italinë.

Në mesin e tyre janë 10 emigrantë nga Bangladeshi dhe gjashtë nga Egjipti, të cilët janë shpëtuar në det, pas nisjes nga Libia.

Kjo marrëveshje e arritur mes dy vendeve në nëntor të vitit të kaluar  parashikon që për periudhë pesëvjeçare, Shqipëria do të pranojë deri në 36.000 emigrantë në vit, dhe aplikacionet e azilit të këtyre emigrantëve do të procesohen në dy qendra në Shqipëri.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e ka përshkruar marrëveshjen me Shqipërinë si zgjidhje innovative për një problem afatgjatë.

“Është një rrugë e re, e guximshme, e pashembullt, por që reflekton në mënyrë perfekte shpirtin evropian, dhe i ka të gjitha parakushtet e një rruge që duhet ndjekur edhe me shtetet që nuk i takojnë BE-së”, ka thënë Meloni të martën para deputetëve italianë.

Kryeministri Edi Rama, ka thënë se të martën se shteti i tij ka refuzuar shumë kërkesa që i janë bërë prej shteteve evropiane për të pranuar refugjatë, por e ka bërë një përjashtim për Italinë.

Ai ka thënë se Shqipëria ndjen mirënjohje që Italia ka pranuar dhjetëra mijëra shqiptarë gjatë rënies së komunizmit, më 1991, si dhe për ndihmën që ka ofruar Roma në krizën ekonomike të vitit 1997, dhe pas tërmetit të vitit 2019.

Sipas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve, procedurat për emigrantët do të kryhen në dy qendra.

Qendra e parë në Shëngjin do të përdoret për procedura të identifikimit të migrantëve, ndërsa qendra e dytë, në Gjadër, rreth 20 kilometra më larg, objekt i dikurshëm i aeroportit ushtarak, do të shpërbëjë për strehim të migrantëve derisa të procesohen kërkesat për azil.

Italia ka pranuar t’i strehojë migrantët që fitojnë azilin. Ata që nuk fitojnë azilin, do të dëbohen direkt nga Shqipëria.

Kjo marrëveshje është përkrahur nga shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen si shembull si dalje nga kornizat në zgjidhjen e problemit me migrantët në BE.

Numri i migrantëve që arrijnë në Itali përmes rrugës së Mesdheut ka rënë për 61 për qind më 2024, në krahasim me një vit më parë.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë, deri në 15 tetor, 54.129 migrantë kanë arritur në Itali këtë vit, në krahasim me 128.947 migrantë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA