Prezantuesja amerikane thotë se Kanye West është kthyer në një ‘klon’ nga Iluminati: Ata ecin mes nesh (fotot)

15/10/2024 21:53

Prezantuesja e njohur amerikane Kristin Cavallari ka zbuluar në një nga transmetimet e fundit se klonet njerëzore janë të vërtetë dhe se ish-reperi Kanye West është një prej tyre.

37 vjeçarja e njohur për programin ‘The Hills’, por që prej disa kohesh punon me transmetimin e vet ne rrjet ‘Let’s Be Honest’, pranon se reperi “është marrë në kontroll nga grupi i fshehtë e i fuqishëm  Iluminati” pas disa retorikave të pakontrolluara kundër pushtetit që ka bërë më herët, dhe është zëvendësuar me një kopje.

Kristin fliste së fundmi me të ftuarin e saj në program Justin Anderson: “Mendoj se Kanye është tashmë një klon, jam e bindur për këtë. Mendoj se klonët janë të vërtetë, dhe tani do të ta them se pse”.

Prezantuesja e pavarur vijonte më tej me teorinë e saj: “A e mban mend kur [Kanye] nisi të fliste shumë dikur? Kabala nuk e pëlqeu këtë. Kabala e lartë dhe Iluminati nuk e dinin se sa të fshehta mund të zbulonte ai, duke i treguar njerëzve atë që ndodh në të vërtetë. Madje edhe ai vetë ka thënë në formë paralajmërimi për atë që mund t’i ndodhte; ‘Unë do të largohem dhe do të rikthehem me pamje tjetër, por nuk do të jem unë”, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Më pas ajo publikonte një episod filmik ku Kanye deklaronte: “Nëse unë shkoj diku, ne do ta dimë se ku”.

Kristin vijonte komentin: “Po çfarë dreqin ndodhi atëherë? Pikërisht kjo, ai u zhduk dhe u rikthye. Shikoje tani atë. Krahasoi fotot e vjetra, ky nuk është i njëjti person”.

Më pas prezantuesja deklaron: “Të lutem mos më elimino Hollywood.”

Kur i ftuari Justin e pyeti përse asnjë nuk flet për klonët në industrinë e muzikës, Cavallari u përgjigj hapur: “Seriozisht e ke? Ata të vrasin. Njerëzit që dalin dhe falsin për ato që ndodhin në të vërtetë, eliminohen”.

Megjithëse ajo nuk ofroi prova që Kanye të jetë zëvendësuar nga grupi sekret që kontrollon botën, reperi është përballur me shumë kritika, sidomos për shfaqjet seksuale degraduese në publik me bashkëshorten e tij të re.

Në padinë e fundit nga ish-asistentja e tij Lauren Pisciotta, Kanye akuzohet për ngacmim seksual dhe persekutim kur ajo punonte për të në vitet 2021-2022.

Ai refuzon akuzat duke thënë se Pisciotta kërkon ta zhvasë, sipas padisë së qershorit.

Por në fundjavë Pisciotta depozitoi një tjetër padi edhe më të rëndë për fiksimet e abuzimet seksuale të Kanye si në rastet e marrëdhënieve me nënat e të dashurave të tij, shkruan Daily Mail.

Pisciotta akuzon se Kanye i ka kërkuar të shkojë me nënën e saj dy muaj para se të martohet fshehtësisht me bashkëshorten e skandaleve të lakuriqësisë në pubik Bianca Censori.

E njëjta dëshira eshte shfaqur ne media prej reperit famëkeq dhe per nenen e bashkëshortes aktuale

kristin gjithashtu pretendon se Kanye e kapi nga fyti para Censori, e cila nuk u trazua fare nga ngjarja, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
2/5
Kristin vijonte komentin: “Po çfarë dreqin ndodhi atëherë? Pikërisht kjo, ai u zhduk dhe u rikthye. Shikoje tani atë. Krahasoi fotot e vjetra, ky nuk është i njëjti person”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA