Portali misterioz shihet në Antarktikë me aplikacionin Google Maps, përdoruesit e habitur thonë se është ‘raketë e Star Trek’ (fotot)

15/10/2024 16:39

Objekte të çuditshme apo fantastike ranë raportuar herë pas herë nga studiuesit e aplikacionit gjeografik Google Maps, por kjo e fundit për kontinentin e akullt duket se mund të jetë nga më të pazakontat.

Një ‘portë’ misterioze është parë në Antarktikë, në juglindje të pikës shkencore japoneze Showa Station, që ka ndezur teori të ndryshme në internet si ato për njeriun-ari ‘Bigfoot’ apo eksperimente të fshehta hapësinore të stilit ‘Star Trek’.

Prej kohësh rrjetet e pavarura apo ‘konspirative’ të informacionit thonë se Antarktika fsheh shumë më tepër nga sa është e lejuar të dimë, duke u nisur nga traktati ndërkombëtar të viteve 1950-të që ndalon eksplorimin apo afrimin e mjeteve pa leje të veçantë.

Por tashmë shkencëtarët thanë për rrjetin MailOnline se deklaratat e fundit për portën misterioze kanë një shpjegim të thjeshtë.

Struktura e pazakontë u raportuar nga një përdorues i rrjetit Reddit në Google Maps me koordinata 69°00’50″S 39°36’22″E.

Duke postuar në forum, ai shkruante: “Një derë masive në Antarktikë”, teksa shtonte dhe koordinatat.

Postimi tërhoqi vëmendje të madhe e shumë komente mbi atë që struktura mund të ishte në të vërtetë.

“Një deri e rënë nga avioni Boeing”, shkruante një përdorues, ndërsa një tjetër e quante ‘dera për te Agartha’, duke iu referuar ideve mitologjike të mbretërisë së nëntokës, në rastin e planetit të zbrazët nga brenda.

Por profesori britanik Bethan Davies, tha se shpjegimi ishte në fakt më pak emocionues nga sa e bënin mediat.

“Kjo është një zonë e detit në lindje të Antarktikës, ku ka një seri ishujsh dhe uji është i cekët”, tha Davies.

 

“Është një ajsberg i bllokuar dhe duke u shkrirë,  ka disa të tillë në zonë”.

Edhe profesor Martin Siegert, i Grantham Institute, ishte dakord me Davies. “Është akull duke rrjedhur rreth një pengese, e influencuar nga shkrirja e ri-ngrirja e akullit prej erërave”.

Ndërsa profesor John Smellie, vullkanolog i Universitetit britanik të Leicester, tha me shaka:

“Konspiracionistët mund të kenë të drejtë. Mua më duket si një copë shkëmbore që ka dalë në sipërfaqe nga shkrirja e akullit. Ko është pjesa e sipërme e portës me dy gjurmë paralele dëbore anash saj “.

“Pra nëse ke një imagjinatë të mirë mund të japë një imazh dere, por jam i sigurt se është një fenomen natyror dhe jo diçka për t’u emocionuar”, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA