Bagëti e Bujqësi,në fshatin Qilarisht të Përmetit zbuloi se blegtorët prej vitesh kanë hequr dorë nga delja autoktone shqiptare, duke e zëvendësuar atë me delen spanjolle.
Fermerët thonë se delja nga Spanja është më e mirë se ajo e vendit sepse ka më tepër kilogram në peshë dhe prodhon më tepër qumësht. E pavarësisht kësaj baxhot kërkojnë një çmim tepër të lirë për qumështin.
Gazetarja,Rudina Muça: Sa kokë ke?
Fermeri: Unë kam 110 kokë.
Gazetarja, Rudina Muça: Kjo është kopeja më e madhe që ke pas?
Fermeri: Kjo është, dhe boll i kam. Kam marrë dhe racë të mirë, por ç’i do qumështi nuk shitet në baxho.
Gazetarja, Rudina Muça: Çfarë race ke marrë dhe përse nuk mbarështon atë shqiptare?
Fermeri: Këtu kam dele spanjolle dhe francize, këto janë të mira shumë kanë më tepër mish dhe prodhojnë shumë qumësht.
Gazetarja, Rudina Muça: Më bë një krahasim midis deles shqiptare dhe asaj spanjolle.
Fermeri: Një dele shqiptare jep 500 gram qumështi, kurse këto japin deri në 2L.
Gazetarja, Rudina Muça: Me çfarë çmimi e shet qumështin?
Fermeri: E shisja me 150 lekë\Litri më pas më tha baxhoja më jep 130 lekë\Litri, por ç’e do ai ka 6 muaj që s’më jep paratë. Më ka mbet qumështi aty, ka marrë fund çdo gjë.
Top Channel