Pas shpërthimit të skandalit të reperit Diddy, Jay-Z dhe Beyonce janë bërë objekt diskutimesh të shumta në rrjetet sociale, me pretendime se ata mund të jenë të përfshirë në ngjarjet e fundit.
Megjithatë, çifti i njohur ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë për të mbrojtur veten e tyre, duke zgjedhur të qëndrojnë të heshtur.
Burimet për InTouch Weekly thonë se vendimi i tyre për të mos reaguar vjen pas një rritjeje të akuzave ndaj Diddy-t.
Ata kanë qëndruar dukshëm të heshtur pas lajmeve për aktakuzat e Diddy-t, tha një burim, duke theksuar se çdo informacion që mund të dilte mund të ishte i dëmshëm për imazhin e tyre.
Për të mbrojtur veten, Beyonce dhe Jay-Z thuhet se kanë angazhuar avokatin Alex Spiro, duke e bërë të qartë se ata duan të distancohen nga situata dhe të shmangin çdo implikim të mundshëm.
Muzikanti, i njohur për hitet si “I’ll Be Missing You” i vitit 1997, u arrestua me akuza për trafik seksual dhe shantazh muajin e kaluar. Ai aktualisht po mbahet në një qendër paraburgimi në Manhatan pasi iu mohua lirimi me kusht.
Top Channel