Pak orë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, SPAK ka thirrur sërish Jurgis Çyrbjen.

Gazetarja Anila Hoxha duke iu referuar burimeve të saj të sigurta, raporton se tashmë Çyrbja është zyrtarisht i akuzuar nga SPAK.

Mësohet se deputetit socialist, i cili e la mandatin ditën e enjte, i është komunikuar akuza e shpërdorimit të detyrës nga prokurori e çështjes Dritan Prencia.

Ai i tha gazetares Hoxha se mandatin e ka lënë për arsye shëndetësore, ndërsa i pyetur se për çfarë hetohet, ka thënë për një çështje në kohën kur drejtonte Hipotekën.

Kujtojmë se deputeti Çyrbja, në paraqitjen e tij 72 orë më parë në SPAK, u pyet për gati 8 orë, por në dalje ai nuk pranoi që të flasë për gazetarët dhe të tregojë detaje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA