Deputetët e PD “harrojnë” mosbindjen civile/ Vetëm një grusht qytetarësh protestojnë para Bashkisë, krijohet trafik i rënduar në kryeqytet

11/10/2024 13:02

Deputetët e Partisë Demokratike duhet të ishin në mosbindje civile, por shumica e grupit parlamentar demokrat e braktisën protestën e përjavshme në dyert e Bashkisë ku kërkohet prej javësh dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj për skandalin 5D.

Deputetet pjesëmarrës numëroheshin me gishtat e dorës. Vetëm   Flamur Noka, Dhurata Çupi dhe Tomor Alizoti zbatuan vendimin e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, ndërsa deputetët e tjerë munguan në bllok. Ajo që ra në sy ishte se policia kishte marrë më shume masa se ligjvënësit demokrat për mosbindje civile pasi forca të shumta kishin blinduar godinën e Bashkisë.

Përfaqësuesit e opozitës pasi mbajtën fjalimet e tyre u larguan pa zhurma dhe i vetmi  rezultat i këtij  tubimi ishte kaosi dhe rendimi i trafikut në kryeqytet për shkak të rrugëve që policia  bllokoi si rezultat i protestës së opozitës, e cila zgjati më pak se 45 minuta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA