Gjykata ruse dënon me burg 72-vjeçarin amerikan që ‘luftonte për Ukrainën’ (fotot)

07/10/2024 16:38

Një gjykatë në Rusi ka dënuar sot 72-vjeçarin amerikan Stephen James Hubbard, me gjashtë vjet e 10 muaj burg pasi luftonte si mercenar në konfliktin e Ukrainës.

Në gjyqin me dyer të mbyllura prokurorët rusë thanë se Hubbard, i lindur në Michigan, paguhej $1,000 në muaj për të shërbyer në forcat territoriale të Ukrainës në qytetin e Izyum, ku jetonte që prej 2014, viti kur ne Ukrainë u përmbys pushteti pro-rus dhe u vendos ai pro-BE.

Ata shtonin se Hubbard kishte marrë stërvitje, armë e municione nga autoritetet që kur kishte nënshkruar në ushtri në shkurt 2022, muajin që Moska nisi sulmin ndaj lindjes së Ukrainës.

Por ai ishte kapur nga ushtarët rusë në prill të po atij viti, njoftonte më herët agjencia ruse RIA, duke shtuar se Hubbard i ka pranuar akuzat, megjithë dyshimet që hedhin familjarët.

Motra e Hubbard, Patricia Hubbard Fox hedhin dyshime mbi versionin dukë thënë për agjencinë Reuters se i vëllai kishte pikëpamje pro-ruse dhe nuk ka shumë gjasa të ketë marrë armët në moshën e tij të avancuar.

Sot Hubbard shihej në gjykatë brenda kafazit të xhamit teksa mezi ngrihej në këmbë kur hyri gjykatësi.

Hubbard dëgjonte i emocionuar zhvillimet dhe nuk pranoi të komentonte për gazetarët. Mediat thanë se avokati i tij do të apelojë dënimin.

Në intervistat e tyre të afërmit e përshkruajnë Hubbard si një figurë e izoluar që nuk komunikon me shumë familjarë dhe ka jetuar prej vitesh jashtë vendit duke punuar si mësues anglishteje Evropë e Japoni.

E motra Fox tha se ai ishte vendosur në Ukraine në 2014 dhe për disa kohë jetonte me një grua ukrainase, duke mbijetuar me një pension të vogël prej $300 në muaj. Ai nuk kishte arritur të mësonte gjuhën ruse apo ukrainase dhe nuk kishte shumë kontakte me vendasit, tha e motra.

Hubbard është një nga të paktë 10 amerikanë të burgosur në Rusi, disa muaj pas lirimit të tre amerikanëve të përfshirë në konflikt, gjatë një këmbimi të burgosurish, shkruan rrjeti Metro .

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA