Kategoria e Parë ka luajtur 5 ndeshjet e para të javës së 7-të, me 10 skuadra që dhuruan emocione në fushën e lojës.
Besa e Kavajës vazhdon të mos njohë humbje, teksa ka marrë fitoren e radhës në shtëpi, duke mposhtur me rezultatin 3-0 Burrelin.
Një fitore të rëndësishme e mori edhe Flamurtari, me skuadrën vlonjate që mundi me përmbysje Korabin në transfertë me rezultatin 1-2.
Kukësi hodhi një hap fals, duke u mundur nga Pogradeci me rezultatin 2-0, teksa Valbona dhe Apolonia barazuan 1-1.
Gola nuk solli vetëm takimi Lushnja-Erzeni, e cila u mbyll në paqe, ndërsa dueli i fundit është ai mes Kastriotit dhe Vorës që do të mbyllë javën e shtatë ditën e nesërme.
Kështu Besa ruan kryesimin me 19 pikë, duke u ndjekur nga Flamurtari me një pikë më pak. Erzeni mbyll klasifikimin me vetëm një pikë, teksa në zonën e rrezikut ndodhen Valbona, Apolonia dhe Korabi.
REZULTATET:
VALBONA 1-1 APOLONIA
75′ Krasniqi / 58′ Trifoni
KORABI 1-2 FLAMURTARI
43′ Mziu / 52′ Batha, 61′ (A.G) Andoni
POGRADECI 2-0 KUKËSI
3′ Sulo, 73′ Raza
LUSHNJA 0-0 ERZENI
BESA 3-0 BURRELI
7′ Goxhaj, 35′ Dos Santos, 83′ Gjinaj
RENDITJA:
Top Channel