Jo vetëm infarktet e zemrës por edhe ato të trurit dhe po ashtu hemorragjitë cerebrale janë rritur sidomos në këtë periudhë.
Çdo ditë paraqiten 7 deri në 10 qytetarë që kanë pësuar hemorragji cerebrale në shërbimin neurovaskular në QSUT.
“Sidomos në këtë periudhë ku ka luhatje të temperaturave rritet numri i tyre. Pasi në verë hapen enët e gjakut. Ndërsa tani për shkak se pacientet nuk shkojnë të ndërrojnë mjekimin bëjnë hiper tension çka çon në hemorragji cerebrale“-shprehet Entela Basha, mjeke neurologe.
Infarkti i trurit dhe hemorragjitë cerebrale më parë kanë qenë sëmundje që haseshin në mosha të treta por tanimë ka shumë të rinj .
“Më parë hasej tek 65 e lartë por tani e hasim edhe 30-35 vjeç”.
Por çfarë ka ndikuar në shtimin e këtyre sëmundjeve kryesisht tek moshat e reja?
“Abuzimi me substanca, jeta sedentare, mënyra e të ushqyerit”.
Goditja cerebrale është e njëjtë me atakun ne zemër por në këtë rast ndodh ne tru. Nis me mpirje të fytyrës apo të gjymtyrëve marramendje dhe lodhje.
Top Channel