Takimi i studentëve me Hekuran Isain dhe shuplaka që i dhanë, flet si rrallë herë Robert Budina: Ne ishim djepi që hapëm frymën antikomuniste

23/09/2024 10:07

Regjisori Robert Budina në një intervistë si rrallë herë në “E Diell”, ku foli për filmin e fundit të tij ‘Pikë uji’, foli edhe për jetën e tij në vitet 90’ kur ishte student.

Në intervistën e realizuar nga Ed Manushi, Budina foli për lëvizjen studentore ku tregoi sesi Akademia e Arteve ishte djepi i parë që shpërndau frymën për rrëzimin e komunizmit dhe takimin asokohe me ministrin e Brendshëm Hekuran Isai.

“Atmosfera që kemi pasur në regjim, kemi qenë të lidhur në regjim. Në 89’ isha student, na kapi ndërrimi i regjimeve. Unë që isha rebel, flisja, dhe në vit të dytë vura një pjesë të Kadaresë ‘Dosja H’ që godiste pak dhe kishte një lloj tensioni. Pati një çlirim që i thamë gjërat dhe nuk ndodhi gjë sepse autocensura ishte shumë e fortë.

Kështu vazhdoi pastaj filloi kjo çështja e studentëve. Unë kam qenë shumë aktiv, edhe Edi Rama ishte pedagog për pikturë, ishte i angazhuar. Kemi pasur një takim me Hekuran Isain në atë kohë që erdhi në akademi të Artëve për të testuar dhe mori shuplaka shumë të forta nga studentët. Nuk është bërë publik ky takimi, ishte shumë para takimit që bëri Ramiz Alia me studentët.

Ata erdhën për të parë çfarë ndodhte në Akademi të Arteve dhe folën shumë studentë. Unë fola për Kadarenë nëse e quani armik që ka ikur apo jo, ai tha jo. Unë pyeta për mjekrën a mund ta lë, se nuk lejohej. Dhe lashë këtë mjekër, kështu ka qenë historia dhe Akademia ishte djepi që u shpërnda më pas në Kinostudio. Për të mbërritur te busti ne dolëm nëpër universitete dhe ishte një grup i madh”-tregoi Budina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA