Raportime të fundit për shikime të ‘UFO-ve’ në Montana, SHBA kishin nxitur dhe një diskutim të veçantë në Kongresin amerikan mbi jashtëtokësorët.
Natën e 31 gushtit një çift amerikan deklaruan se kishin parë një objekt të shkëlqyeshëm në qiell, që më pas ishte ulur duke pulsuar dritat e tij.
Të tjera raportime të ngjashme për objekte të panjohura në qiell ose në tokë janë regjistruar por shumica kanë mbetur të padokumentuara.
Një raport i Pentagon në 2022 mbi femomenet e paidentifikuara ajrore mund të verifikonte vetëm një nga 144 raste, duke cituar si arsye mungesën e të dhënave apo konkluzioneve.
Kjo duket se ka pasur efektin e saj në opinionin e përgjithshëm të publikut vendas teksa një sondazh të rrjetit YouGov thuhej se përqindja e amerikanëve që besojnë te UFO-t apo anijet aliene ka ardhur në rritje, nga rreth 20 përqind në 1996 në 30 përqind në 2022, pas disa publikimeve të mediave dhe Pentagonit mbi çështjen.
Një sondazh i rrjetit Gallup mbi çështjen në 2021 ishte akoma më entuziast, duke sugjeruar se rreth 40 përqind e amerikanëve besonin se alienët kanë vizituar tokën, edhe kjo në rritje nga 33 përqind që ata kishin llogaritur në 2019, shkruan rrjeti TRTNews.
Top Channel