Mbante në banesë me kushte të papërshtatshme një shpend hutë, e pëson 37-vjeçari në Shkodër
19/09/2024 14:34
Një 37-vjeçar në Shkodër po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, pasi mbante në kushte të papërshtatshme një shpend hutë (Buteo buteo).
Policia thotë se u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. B., 37 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet shpendi, i cili aktualisht po trajtohet nga specialistët e menaxhimit veterinar të bashkisë Shkodër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Top Channel