Inside Story/ Veterinerët inekzistentë në tregje, ekspertët japin alarmin: Ja rreziqet për konsumatorin

18/09/2024 22:16

Roli i veterinerit në këto tregje të kafshëve të gjalla është inekzsitent, ose merr kuptim vetëm në rastet kur bashkëpunojnë për të lëshuar matrikullime, apo certifikime në shkelje të plotë të të gjitha rregullave.

“Mungon vullneti për të rregulluar situatën, pasi informacionet nuk mungojnë dhe nuk duhet shumë për të ndryshuar gjithçka. Mjafton të vendosen nën kontroll dhe të regjistrohen kafshët e gjalla që futen në vendin tonë”, u shpreh Kapllan Sulaj.

Inside Story vëzhgoi për disa netë Tapizën dhe Rrogozhinën, por, sipas informacioneve, paligjshmëritë e konstatuara në këto pika janë fenomen identik në tregjet e tjera të kafshëve. Situata në tregun e Milotit, Korçes dhe Beratit është e njëjtë, ose dhe më e rëndë.

“Vendi ynë mbetet i rrezikuar nga situate aktuale dhe nga ardhjet nga vendet e tjera. Janë disa sëmundje shumë të rrezikshme që mund të shfaqen dhe mund të sjellin epidemi. Rreziku mund të jetë zero, por mund të jetë dhe shumë i lartë”, u shpreh Xhelal Kaleci,

Profesori ngre me të drejtë shqetësimin e rrezikut të ndonjë epidemie të mundshme nëse situata vazhdon e njëjtë dhe nëse nuk merren masa për parandalimin e gjendjes.

Kur siguria ushqimore cenohet rëndë në tregjet e rregullta që ushqehen nga kontrabanda, imagjinoni çfarë ndodh me ato kafshë që nuk regjistrohen në dogana, apo më keq, ato që kalojnë nga kufiri i gjelbër të sëmura.

“Duhet me patjetër që të merren masa, përpara se situate të bëhet alarmante. Përgjegjësia kryesore bie te Ministria, si institucioni kontrollues dhe rregullator i tregut. Gjendja për fermerët momentalisht nuk është më e mira e mundshme, pasi janë ndërprerë dhe fondet për fermerët europiane. Duhet ndërhyrë para se të jetë vonë”, u shpreh ekspertja e ekonomisë, Romina Radoshniqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA