Balerina e njohur Michaela Mabinty DePrince, e cila performoi me Beyoncé, ka vdekur në moshën 29-vjeçare.
Një zëdhënës e njoftoi vdekjen e saj në faqen e saj personale në Instagram dhe në një deklaratë familja e saj tha se ajo ishte një “frymëzim i paharrueshëm për të gjithë ata që e njihnin ose dëgjuan historinë e saj”.
Shkaku i vdekjes nuk dihet ende. Familja e saj tha se vdekja e saj ishte “e papritur”, duke shtuar: “Michaela preku kaq shumë jetë në të gjithë botën, duke përfshirë edhe tonat”.
E lindur në Kenema, Sierra Leone, në vitin 1995, DePrince u dërgua në një jetimore në moshën tre vjeçare pasi të dy prindërit e saj vdiqën gjatë luftës civile.
Ajo ka folur në të kaluarën se shihej si një “fëmijë djalli” në jetimore, sepse vuante nga vitiligo, një gjendje në të cilën pjesët e lëkurës humbasin pigmentimin.
Por ajo u adoptua në moshën katër vjeçare nga një çift amerikan dhe u transferua në New Jersey. Nëna e saj adoptuese e vuri re shpejt fiksimin e saj me baletin dhe e regjistroi atë në kurse.
Ajo u bë e famshme pasi mbaroi shkollën e mesme dhe bëri histori si kërcimtarja më e re kryesore në Teatrin e Vallëzimit të Harlemit.
DePrince ka performuar në të gjithë botën, duke përfshirë edhe video-albumin e Beyonce-s “Lemonade”.
Ajo iu bashkua Baletit prestigjioz të Bostonit si soliste e dytë në vitin 2021 dhe luajti në shfaqjen televizive Dancing with the Stars kur ishte vetëm 17 vjeç.
Top Channel