Në studion e Top Story është diskutuar qindra ton mbetje të rrezikshme të nisura nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën.
Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca tha se askush nuk e di se çfarë janë ato mbetje dhe janë apo jo të rrezikshme. Ai tha se ngarkesat kontrollohen me ‘risk’ dhe me vetëdeklarim.
Pjesë nga debati në Top Story
Plarent Ndreca: Askush nuk e di me siguri çfarë janë ato mbetje, a janë të rrezikshme apo jo.
Rakipllari: A kemi ne kontroll në port apo jo, si nuk i dimë?
Ndreca: Nuk është kështu, është siç po ta them unë. Funksionon çdo kompani është me vetë-deklarim dhe kontrolli është me risk. Është certifikuar nga një kompani si mall, ka kaluar dhe dy porte
Rsakipllari: Kush është kompania ndërkombëtare?
Ndreca: E gjej unë s’ka problem. Ka një kompani që bën analizën, ka kaluar nja dy porte europiane. Sot që flasim, nuk është cilësuar. Është e pamundur praktikisht të kontrollosh çdo kontejner prandaj është vetë-deklarim që të ngarkon me përgjegjësi penale. Dhe ne Britani të Madhe ka ndodhur kjo. Kjo ndodh për çdo mall që kalon. Procedura që po shpjegoj është e tillë, ky dokumentacion ka kaluar dhe nuk ka hasur asnjë problematike. Nuk e dimë akoma nëse është mall i rrezikshëm apo jo. Malli apo anija kishte kaluar dy portet evropiane, shteti ka reaguar. Janë 4 grupe pune që po punojnë. Paqartësia e fakteve ka bërë të hetojmë në kompanitë shqiptare.
Kaso: Nuk është vetëm kjo ngarkesë. Ministria e Mjedisit ka urdhëruar inspektim dhe ka dalë që nuk paskan dalë vetëm këto 800 ton, por rreth 20 mijë ton që dyshohet se janë të rrezikshme, dyshohet dyoksid zinku. Nëse 800 nuk hynë në analizën e riskut të gjitha këto organe që mbas të një VKM, janë organe përgjegjëse që e kanë për detyrë. Nëse 800 ton nuk kanë hyrë në lupë, po këto 20 mijë tonë?
Top Channel