Publikisht mbështet SPAK, zbulohet sms i Bardhit për deputetët: Të mërkurën në protestë para Prokurorisë së Posaçme për Berishën

10/09/2024 19:22

Pas Flamur Nokës, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka mobilizuar deputetët e opozitës që të mblidhen nesër para godinës së Prokurorisë së Posaçme rreth orës 12:00.

Në këtë orar, në ambientet e SPAK pritet të mbërrijë kryetari i PD, Sali Berisha, që do të shkelë jashtë banesës së tij pas 8 mujash, për t’u njohur zyrtarisht me akuzën për dosjen “Partizani”.

Edhe pse publikisht, Bardhi gjithmonë ka deklaruar që mbështet SPAK-un, këtë herë duket se është në anë të Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Ndërkohë mbledhja e Grupit Parlamentar në seli është shtyrë për të enjten.

“Të nderuar kolegë, nesër në 12:00, do të jemi përpara SPAK, sipas njoftimit që është bërë publik. Ndërkohë, mbledhjen e radhës së Grupit Parlamentar, lidhur me seancën plenare, do ta zhvillojmë, të enjten, ora 09:00, në seli. Ju falënderoj”, thuhet në njoftimin e Bardhit.

Hetimet për Berishën dhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin janë mbyllur. Ky i fundit duhet të paraqitet brenda të njëjtës datë për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, por paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA