Liga e Kombeve ka mbyllur raundin e saj të parë me takimet e mbrëmjes së sotme. Përveç Shqipërisë, në fushë zbritën dhe emra të njohur si Gjermania, Holanda e Greqia.
“Panzerat” arritën një fitore mahnitëse me 5 gola kundër Hungarisë, ku protagonist ishte Jamal Musiala, me një gol dhe tre asiste.
Fitore e rëndësishme ishte dhe ajo e Holandës, e cila mundi me rezultatin 5-2 Bosnje & Hercegovinën, duke qëndruar në krye të Grupit A3 me tre pikë, po aq sa Gjermania.
Në Ligën B, Greqia triumfoi 3-0 përballë Finlandës, me “Helenët” që i bashkohen Anglisë në krye të Grupit B2.
REZULTATET:
LIGA A – GRUPI 3
GJERMANI 5-0 HUNGARI
Fullkrug 27’, Musiala 58’, Wirtz 66’, Pavlovic 77’, Havertz (P) 81’
GOLI I FULLKRUG (VIDEO)
GOLI I MUSIALAS (VIDEO)
GOLI I WIRTZ (VIDEO)
GOLI I PAVLOVIC (VIDEO)
GOLI I HAVERTZ (VIDEO)
HOLANDË 5-2 BOSNJE & HERCEGOVINË
Zirkzee 13’, Reijnders 45+2’, Gakpo 56’, Weghorst 88’, Simons 90+2’ / Demirovic 27’, Dzeko 73’
LIGA B – GRUPI 2
GREQI 3-0 FINLANDË
Ioannidis 23’, 76’, Kallman (A.G) 37’
Top Channel