Publikuesja e njohur e rrjetit Amouranth ka akuzuar YouTube se i ka fshirë pa asnjë paralajmërim llogarinë e saj kryesore, së bashku me atë personale.

Blogerja, emri i vërtetë i të cilës Kaitlyn Siragusa – nuk është hera e parë që dëbohet nga rrjetet sociale prej problemeve me përmbajtjet erotike.

Në fillim të vitit ajo u dëbua nga rrjeti Twitch dhe më pas kanali i saj në YouTube me 700,000 abonentë – u ndalua për përmbajtje erotike, siç kishte ndodhur dhe disa herë më parë.

Amouranth komentonte në llogarinë e saj në Twitter se YouTube i kishte mbyllur llogarinë e saj pa paralajmërim prej një videoje ku ajo “vetëm po pastronte mikrofonin ne një furcë dhëmbësh”.

Operatorët e YouTube i ishin përgjigjur ankesave të modeles: “Na vjen keq për këtë! Një rast i vetëm abuzimi me platformën (si sjellje predatore, spam apo pornografi) mund të shkaktojë mbylljen e llogarisë pa paralajmërim. Na dërgo adresën e llogarisë tënde që të kontrollojmë”.

Pasi ajo dërgoi adresën e faqes së saj, grupi i TeamYouTube u përgjigj sërish: “Grupi ynë konfirmoi se mbyllja e kanallit ishte korrekte. Lexo këtë artikull për informacion mbi lakuriqësinë apo përmbajtjet seksuale që çojnë në vendime të tilla”.

Në fakt politikat e mbylljes së llogarisë në Youotube deklarojnë: “Nëse kanali yt mbyllet, do të marrësh një email ku shpjegohen arsyet. Ti gjithsesi nuk i shmangesh dot mbylljes apo të lejosh të tjerë të përdorin kanalin”.

Arsyet për mbyllje të llogarisë përfshijnë ‘shkelje të përsëritura,’ ‘raste abuzimi të rëndë’.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA