Varur në 828 metra, punëtorët nepalezë pastrojnë ndërtesën më të lartë në botë në Dubai
Viktima raportohet se kishte udhëtuar drejt fshatit Glogow në perëndim të Polonisë për t’u takuar me Mateusz J, me të cilin i njohën në një rrjet njohjesh të reja, por përfundoi e burgosur për gati 4 vjet.
Viktima e njohur vetem si Malgorzata, u njoh me Mateusz J në 2019 por pasi shkoi ta takonte në fshatin Glogow u mbajt kundër dëshirës së saj për gati kater vjet ndërsa u përdhunua e keqtrajtua.
Gjatë kësaj kohe ajo kishte mbetur shtatzënë dhe sipas raportimeve beben e dha për adoptim. Makthi i saj kishte vijuar derisa 25 vjeçari pësoi një plagosje në shpatull dhe vajza kishte arritur të jepte alarmin duke bere qe i dyshuari u te arrestohej.
Viktima tha për rrjetin vendas myGlogow: “Ai më mbylli sytë që të mos shikoja ku jetonim kur më çoi në spital. Këtë e bënte gjithashtu kur më çonte për t’u larë. Nganjëherë me lante me zorrën e ujit por nëse sillesha mirë me sillte ujë të ngrohtë. Kur nuk kënaqej me mua më rrihte e më linte pa ngrënë”.
Qelia ku mbahej e mbyllur viktima ishte pranë shtëpisë së fqinjëve që u shokuan kur kuptuan makthin që po ndodhte pranë tyre. Viktima ka thënë se i mohoheshin produkte higjene, rrymë elektrike apo ujë i rrjedhshëm, shkruan rrjeti britanik The Mirror.
Mateusz është arrestuar dhe përballet me 25 vjet burg për abuzim seksual dhe burgosje të jashtëligjshme.
Rasti i tmerrshëm që vijon të gjykohet, është i ngjashëm me atë të maniakut austriak Josef Fritzl të burgosur në 2009 për pengmarrjen e Elisabeth që mabnte në një dhomë të fshehtë në shtëpinë e tij.
Top Channel