Strategjia e re e Netanyahut/ Kryeministri hedh dyshime mbi legjitimitetin e zgjedhjeve, akuzon Katarin për ndërhyrje
Një formacion shkëmbor i njohur si “Oxhaqet e Zanave” është shembur pasditen e së enjtes, më 29 tetor, pranë hyrjes së muzeut të hapur të Göremes, në Kapadokia të Turqisë.
Sipas raportimeve paraprake, nga incidenti ka persona të vdekur dhe të plagosur, por numri i viktimave nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.
Ngjarja ka ndodhur në një prej zonave turistike më të njohura të Turqisë, e cila tërheq çdo vit vizitorë nga e gjithë bota për shkak të peizazhit të saj të veçantë dhe monumenteve historike.
“Oxhaqet e Zanave” janë formacione natyrore shkëmbore, të krijuara gjatë miliona viteve nga aktiviteti vullkanik dhe erozioni. Ato karakterizohen nga forma të larta konike, të cilat ngjajnë me oxhaqe guri dhe janë kthyer në një nga simbolet më të njohura të Kapadokisë.

Përveç rëndësisë gjeologjike, këto formacione kanë edhe vlera historike e kulturore, pasi banorët ndër shekuj kanë gdhendur në to banesa, kisha dhe manastire.
Parku Kombëtar i Göremes dhe formacionet shkëmbore të Kapadokisë janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që prej vitit 1985.
Top Channel