Strategjia e re e Netanyahut/ Kryeministri hedh dyshime mbi legjitimitetin e zgjedhjeve, akuzon Katarin për ndërhyrje
Të dhënat personale dhe profesionale të mbi 41 mijë punonjësve të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare, DHS, përfshirë mijëra agjentë të ICE-it dhe Agjencisë së Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit, CBP-së, janë publikuar në internet pas atij që përshkruhet si “një incident i sigurisë kibernetike”.
Informacionet e rrjedhura përfshijnë emra, adresa pune, numra telefoni dhe përshkrim të detyrës. Sipas informacxioneve të publikuara, mbi 21 mijë persona punojnë për CBP-në, ndërsa rreth 6,600 janë pjesë e ICE-it.
Në publikim përfshihen edhe informacione për operacione të padeklaruara më parë dhe teknologjitë e përdorura nga agjencitë. Të dhënat u publikuan në një platformë të quajtur “Icepick”, me ndihmën e studiueses së sigurisë kibernetike Maia Crimew dhe platformës Distributed Denial of Secrets (DDoSecrets).
DHS-ja konfirmoi se është në dijeni të shkeljes së mundshme dhe se po punon për ta trajtuar rastin, duke theksuar se siguria e punonjësve mbetet prioritet.
Incidenti vjen në një kohë kur operacionet e imigracionit në SHBA po përballen me kritika dhe kundërshtim publik, ndërsa administrata e Donald Trumpit ka zgjeruar arrestimet dhe dëbimet.
Sipas Institutit për Politikat e Emigracionit, që nga rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2025, SHBA-ja ka kryer afro një milion dëbime, ku më shumë se 70 për qind e personave të larguar me detyrim, nuk kishin precedentë penalë.
Top Channel