Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor, transporti publik në rrezik

29/10/2026 18:59

Një grevë e përgjithshme e thirrur nga sindikata USB pritet të shkaktojë vështirësi të mëdha të lëvizjes në Itali më 30 tetor, aksion ky që mbahet në shenjë proteste kundër rritjes së kostos së jetesës dhe pagave të pamjaftueshme.

Ministri i Transportit, Matteo Salvini, ka nxjerrë një urdhër për kufizimin e grevës në sektorin e transportit, por kjo nuk e pengoi sindikatën të konfirmonte protestën, duke kundërshtuar vendimin e qeverisë.

Sipas njoftimit, trenat e Trenitalia dhe Trenord do të qarkullojnë rregullisht, ndërsa transporti publik lokal mund të ketë ndërprerje dhe vonesa, në varësi të qytetit. Në Romë, autobusët, tramvajet dhe metroja në rrezik të ndërprerjes së shërbimit.

Në Bolonja e Torino mund të ketë gjithashtu probleme, ndërsa në Milano greva e transportit publik është shtyrë. Ndërprerje priten edhe në shërbimet e taksive, transportin ajror, portet dhe disa shërbime publike, përfshirë shëndetësinë.

Protestuesit kërkojnë rritje të pagave në përputhje me inflacionin, ulje të çmimeve të produkteve bazë, faturave të energjisë dhe qirave, si dhe më shumë investime në shëndetësi dhe arsim.

Autoritetet kanë këshilluar qytetarët të informohen paraprakisht për oraret dhe shërbimet e garantuara, për të shmangur vonesat gjatë udhëtimeve. Greva pritet të prekë gjithashtu shkollat dhe zyrat publike, ku mund të ketë vonesa në shërbime dhe pritje më të gjata.

Top Channel