Milioneri përplas jahtin luksoz me barkën e peshkatarëve duke lënë të vrarë 20-vjeçarin në Spanjë (fotot)

31/08/2024 15:20

Trashëgimtari i një rrjeti supermarketesh ka humbur papritur kontrollin e jahtit të tij luksoz dhe ka përplasur një barkë peshkimi duke lënë të vdekur një të ri në vendngjarje, në ujërat e një rezorti në Spanjë.

Gjermani Viehof – bir i milionerit Klaus Viehof, 62 vjeç – raportohet e humbi kontrollin e jahtit 20-metra të gjatë La Luna darkën e 23 gushtit në qytezën e peshkatarëve Cala Bona.

Dëshmitarët e tragjedisë thanë se jahti me shpejtësi te madhe goditi barkën e vogël të peshimit që kishte tre njerëz në bord.

Jahti nuk kishte arritur të ndalonte në kohë dhe nga goditja ka humbur jetën 20-vjeçari  Guillem Comamala, sportist vendas volejbolli.

Viehof – trashëgimtar i kompanive të supermarketeve Allkauf ishte larguar nga vendngjarja, por tashmë po hetohet për vrasje nga pakujdesia dhe drejtim të pakujdesshëm të mjetit detar.

Peshkatarët e mbijetuar thanë se përplasja ishte aq e fortë sa motori i barkës së tyre u shkëput nga mjeti.

Mëngjesin e ardhshëm kur jahti u ndalua, oficerët thanë se ishte tentuar të pastroheshin gjurmët e ngjarjes.

Policia spanjolle Guardia Civil, tha se një punonjës i barkës nuk dinte për përplasjen dhe tha se thjesht kishte ndjekur udhëzimet e Viehof.

Hetuesit thanë se jahti kishte lundruar me shpejtësi të pakujdesshme me motorët 1550 kuaj fuqi, teksa nje festë e zhurmshme besohet se ishte duke u zhvilluar në bord.

Ata studiuan kamerat e sigurisë të një klubi jahtësh pranë tij për të përcaktuar numrin e saktë të personave në bord.

Rrjeti vendas Infobae tha se drejtuesi i mjetit ka pranuar akuzat e vrasjes së pavullnetshme dhe të mosdhënies së ndihmës pas aksidentit.

Hetimet vazhdojnë, shkruan rrjeti britanik The Sun.

FOTO GALERI
4/5
Barka e peshkatareve vendas

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA