Trashëgimtari i një rrjeti supermarketesh ka humbur papritur kontrollin e jahtit të tij luksoz dhe ka përplasur një barkë peshkimi duke lënë të vdekur një të ri në vendngjarje, në ujërat e një rezorti në Spanjë.
Gjermani Viehof – bir i milionerit Klaus Viehof, 62 vjeç – raportohet e humbi kontrollin e jahtit 20-metra të gjatë La Luna darkën e 23 gushtit në qytezën e peshkatarëve Cala Bona.
Dëshmitarët e tragjedisë thanë se jahti me shpejtësi te madhe goditi barkën e vogël të peshimit që kishte tre njerëz në bord.
Jahti nuk kishte arritur të ndalonte në kohë dhe nga goditja ka humbur jetën 20-vjeçari Guillem Comamala, sportist vendas volejbolli.
Viehof – trashëgimtar i kompanive të supermarketeve Allkauf ishte larguar nga vendngjarja, por tashmë po hetohet për vrasje nga pakujdesia dhe drejtim të pakujdesshëm të mjetit detar.
Peshkatarët e mbijetuar thanë se përplasja ishte aq e fortë sa motori i barkës së tyre u shkëput nga mjeti.
Mëngjesin e ardhshëm kur jahti u ndalua, oficerët thanë se ishte tentuar të pastroheshin gjurmët e ngjarjes.
Policia spanjolle Guardia Civil, tha se një punonjës i barkës nuk dinte për përplasjen dhe tha se thjesht kishte ndjekur udhëzimet e Viehof.
Hetuesit thanë se jahti kishte lundruar me shpejtësi të pakujdesshme me motorët 1550 kuaj fuqi, teksa nje festë e zhurmshme besohet se ishte duke u zhvilluar në bord.
Ata studiuan kamerat e sigurisë të një klubi jahtësh pranë tij për të përcaktuar numrin e saktë të personave në bord.
Rrjeti vendas Infobae tha se drejtuesi i mjetit ka pranuar akuzat e vrasjes së pavullnetshme dhe të mosdhënies së ndihmës pas aksidentit.
Hetimet vazhdojnë, shkruan rrjeti britanik The Sun.
Top Channel