“Luajnë bixhoz” me të ardhmen e Putinit dhe vënë bast 400,000 dollarë se ai do të “rrëzohet” deri në fund të vitit, parashikimi i Forbes 04/07 08:42
Julia Vavilova, 24 vjeç, është e dashura e Pavel Durov, themeluesit të Telegram që u arrestua të shtunën në një aeroport në Paris. Vajza ishte bashkë me manjatin rus në momenitn e arrestimit dhe fillimisht u aludua se bëhej fjalë për asistenten e tij.
Por në fakt Julia Vavilova është e dashura e tij prej disa vitesh dhe është stratege e kriptovalutave. Ajo flet mirë katër gjuhë, anglisht, rusisht, spanjisht dhe arabisht, teksa gjithashtu është e njohur në rrjetet sociale si një eksperte e videolojërave.
Ndaj 24-vjecares nuk rëndon asnjë akuzë për lidhje me rrjetin telegram. Ajo është lënë e lirë vetëm pak minuta pas ndalimit në aeroport, ndërkohë që Pavel Durov u arrestua.
Top Channel