I shiti kokainë agjentit të infiltruar, arrestohet në Itali 31-vjeçari nga Durrësi! Pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

23/08/2024 13:26

Është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë Vath Balla, 31-vjeçari nga Durrësi.

Ndaj tij Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

Më e datë 12.06.2019 në Durrës, Balla u ka shitur narkotikë disa personave, e mes tyre edhe një agjenti të infiltruar. Pas hetimeve rezultoi se ai posedonte rreth 5 kilogramë kompaninë dhe 7 heroinë, që do ta shiste në vijim.

Sa sipër po vazhdojnë procedurat me Interpol Roma/Itali, me qëllim ekstradimi e tij drejt vendit tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA