Nga Gjermania, mbërrijnë prej kohësh ankesa për një mungesë të fuqisë punëtore, por duket se në vitet në vazhdim, ky fenomen do të thellohet akoma edhe më shumë.

Një studim i ri, i cituar nga mediat atje; evidenton tek tre sektorët më të prekur që janë: tregtia, kujdesi për fëmijët në sistemin parashkollore dhe puna sociale. Studimi i realizuar nga Instituti i Ekonomisë Gjermane në Këln, tregon mungesa e fuqisë punëtore që në vitin 2027 do të jetë shumë e ndjeshme në sidomos në sektorin e shitjeve në të gjithë Gjermaninë.

37.000 vende pune do të mbeten bosh, sepse nuk do të ketë mjaftueshëm fuqi punëtore të kualifikuar. “Kush dëshiron në të ardhmen që në blerje të këshillohet nga një shitëse e specializuar duhet të presë më gjatë”, theksohet në studim. Po kaq i madh është boshllëku i fuqisë punëtore edhe tek kujdesi i fëmijëve- Megjithëse numri i edukatoreve dhe edukatorëve të kopshtit nga viti 2022-deri në vitin 2027 do të rritet me 26% në 800.000 të punësuar, nevoja reale nuk plotësohet dot pasi kërkesat do të rriten më shumë.

Pasoja: Në vitin 2027 do të ketë 27.600 vende të pazëna. Tek nevojat për punonjës socialë e pedagogjikë boshllëku për fuqi punëtore në vitet e ardhshme do të mbushet disi, por sërish me 22.200 vende të pazëna, mungesa e punonjësve sociale do të jetë e treta në renditjen e nevojave për fuqi punëtore deri në vitin 2027.

Pas tyre renditen menjëherë infermierët e punonjësit shëndetësorë me 20.300 forca të munguara dhe informaticienët me 19.000 vende vakante. Konsiderohet se falë emigracionit në rritje, kjo mungesë mund të zbutet disi, pasi nëse ky trend vazhdon atëherë mund të vijnë si fuqi punëtore rreth 285.000 vetë në vit në Gjermani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA