Tottenham gjen sulmues, prezanton ish-lojtarin e Chelseat

10/08/2024 23:00

Dominic Solanke është lojtari më i ri i Tottenham. Vetë klubi lodinez njoftoi zyrtarisht marrëveshjen me 26-vjeçarin, i cili mbërrin në Londër nga klubi i Bournemouth.

Solanke ka firmosur me londinezët një kontratë të vlefshme deri në vitin 2030. Aventurën e tij në Premier League, Solanke e ka nisur pikërisht në Londër kur ishte pjesë e Chelseat në vitin 2014.

Megjithatë, ajo eksperiencë nuk shkoi mirë pasi anglezi numëroi vetëm një paraqitje me “Blutë e Londrës”.

Tashmë, solanke rikthehet në Londër me më shumë eksperiencë duke shpresuar për një histori suksesi me Tottenhamin./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA