Kandidati socialist për postin e kryebashkiakut në Himarë, Vangjel Tavo ka votuar këtë të diel në Palasë.
Ai u bëri thirrje të gjithë himariotëve të dalin të votojnë dhe të zgjedhin projektin më të mirë për bashkinë e tyre.
“Sot e ka fjalën Himara dhe himariotët, proces i qetë, uroj të vazhdojë deri në momentin e fundit, uroj që të vijojë deri në momentin e fundit qetësia ashtu siç ka mbizotëruar edhe gjatë fushatës. I bëj thirrje të dalin masivisht në votime, të votojnë projektin më të mirë për Himarën dhe himariotët kudo që ndodhen”, tha Tavo.
Në lidhje me problemin e kartave të skaduara, Tavo tha se: Nuk është çështja e organeve, është e KZAZ, është e ligjit në fund të fundit, mbi ligjin s’mund të dali njeri në fund të fundit.
Top Channel