Colombo udhëheq sulmin, Milani fiton miqësoren ndaj Man. City

28/07/2024 09:19

Paulo Fonseca nis të shohë frytet e punës së tij te Milani, që ia ka dalë të triumfojë me rezultatin 2-3 me përmbysje ndaj Manchester Cityt, në miqësoren e e verës, të zhvilluar në New York para më shumë se 50 mijë tifozëve.

Kampionët e Anglisë kaluan të parët në avantazh me anë të Erling Haaland në minutën e 20’, por reagimi i italianëve ishte i shpejtë, pasi sulmuesi i talentuar Lorenzo Colombo shënoi dy herë në minutat 30’ dhe 34’, në të dy rastet me asiste të Chukwezes, duke përmbysur rezultatin.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat bënë ndryshime të shumta, teksa “citizens” gjetën golin e barazimit me anë të McAtee, por Milani shënoi sërish me 20-vjeçarin Nasti për të siguruar triumfin 2-3.

Vlen të theksohet se Pep Guardiola kishte në fushë vetëm 3 titullarë nga sezoni i kaluar dhe pjesa tjetër ishin të rinj, ndërsa Milani aktivizoi një pjesë të mirë të titullarëve, ndonëse mungonin francezët Maignan e Theo, por edhe ylli portugez Rafael Leao./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA