Majmunët freskohen në ujin e shenjtë të tempullit indian që tashmë është nën kontrollin e qeverisë (fotot)

27/07/2024 19:15

Majmunët shiheshin që freskohen në ujin e shenjtë të tempullit të njohur indian Galta Peeth Tirtha në Jaipur, i njohur gjithashtu si tempulli ‘Galta Ji temple’ që do të thotë “Tempulli i Majmunëve”.

Por kjo nuk duket se do të gjasë shumë pasi gjykata e lartë e rajonit verior Rajasthan, ka instruktuar qeverinë të marrë kontrollin e tempullit Galta Peeth dhe pronave të lidhura me të, për të kryer punime zhvilluese në to, të ngjashme me ato në tempujt  Ram në Ayodhya dhe në tempullin Mahakal në Ujjain shkruan rrjeti AFP.

Galtaji është një tempull i lashtë pelegrinazhi Hindu, 10 km larg Jaipur, dhe përbëhet nga një seri tempujsh të lidhur me rrugë të mistershme të lashta ujore që mbushin rezevuaret e tij të njohur si ‘kund’, në të cilat bëjnë banjë pelegrinët.

Vizitorët e tempullit të lartë në kodër shijojnë pamje të mrekullueshme të Jaipur dhe fortifikatave të lashta të përhapura në të gjithë pjesën e ulët të luginës.

Në këtë tempull besohet se jetonte shenjtori Galav i cili praktikonte meditimin dhe vetë-ndëshkueshmërinë.

Prej shekullit të 15, kompleksi është një strehë për besimtarët më të devotshëm hindu që arrijnë stadet më të larta të mësimit e meditimit.

Galta në veri të Indisë ka qenë tempulli më i rëndësishëm i sektit hindu Vaishnava, si dhe vendi ku ndodhet shenjtori i njohur vendas Goswami Nabha.

Në tempull jetojnë një numër i konsiderueshëm murgjish, ashtu si dhe majmunët makake që janë bërë objekt i disa dokumentareve të natyrës së Indisë.

Burimet natyrale ujore që akumulohen në rezervuarët e tempullit janë një mrekulli e lashtë inxhinerike.  Ata nuk thahen kurrë dhe banja në to konsiderohet shëruese e fatsjellëse.

FOTO GALERI
1/5
Majmunët shiheshin që freskohen në ujin e shenjtë të tempullit të njohur indian Galta Peeth Tirtha në Jaipur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA